Tė dhėnat e reja financiare tregojnė se rritja ekonomike e Gjermanisė gati se ishte ndalur nė periudhėn prill – qershor tė kėtij viti, duke i rritur shqetėsimet e investitorėve se ekonomia globale ėshtė mė e ngadalshme se sa pritej.
Rritja tremujore prej vetëm 0.1% për Gjermaninë, që është ekonomia më e madhe në Evropë, ishte nën pritjet e tregjeve për 0.5% rritje dhe erdhi pas të dhënave dëshpëruese për rritje ekonomike për Francën dhe Shtetet e Bashkuara.
Ngadalësimi i ekonomisë gjermane u shpall sot, disa orë para fillimit të takimit në Paris, ndërmjet presidentit Nikolas Sarkozi, dhe kancelares Angela Merkel.